Kreu i Komunës së Gjilanit ka hapur dyert për bashkatdhetarët, të cilët po i pret dhe po u dëshiron mirëseardhje e pushime të këndshme.
Ja postimi i plotë:
***
Për dy ditë radhazi, hapëm dyert për bashkatdhetarët të cilët po kalojnë pushimet në vendlindje.
Si një nga qytetet me shumë mërgimtarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, i falenderova ata përzemërsisht për kontributin dhe ndihmën financiare që i japin çdo vit Gjilanit.
U dëshiroj pushime të këndshme! /2LONLINE/