“Bashkë me nënkomitetet profesionale të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan diskutuam për qeverisjen tonë 3 vjeçare. Trajtuam secilën drejtori dhe çdo premtim që kemi dhënë. Vëmendje të veçantë i kushtuam 20 premtimeve të pa përmbushura nga 109 në total sa kemi dhënë”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, që njëherësh është edhe kryetar i Vetëvendosjes në Gjilan.
“Nga kjo trupë profesionale që po rritet nga dita në ditë ka dalur programi jonë për qeverisje, ata ndihmuan në përmbushjen e tij e do të nisim hartimin e programit për mandatin tonë të dytë”, ka thënë Hyseni.