DYLON

Haliti: Vitia e përkushtuar për kursime energjetike përmes mbeshtetjes se FKEE-së

Haliti: Vitia e përkushtuar për kursime energjetike përmes mbeshtetjes se FKEE-së
Avatar photo Redaksia

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe Komuna e Vitisë, ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje për realizimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në disa objekte publike të kësaj komune. Ky hap i rëndësishëm i hap rrugën për inicimin e projekteve konkrete, ku tashmë kanë filluar procedurat e prokurimit për zbatimin e masave të efiçiencës energjetik.

Në kuadër të këtij projekti, do të përfitojnë disa objekte publike, përfshirë: Qendrën për Punë Sociale, Shkollat “28 Nëntori”, “Nijazi Rexhepi”, “Mirali Sejdiu” në Germovë, si dhe “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë. Në këto objekte do të realizohen masa për përmirësimin e efiçiencës së energjisë, përfshirë izolimin termik, instalimin e sistemeve të ndriçimit LED, dhe masa të tjera që kontribuojnë në kursime të energjisë dhe ulje të kostove operative.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se ky projekt ka një rëndësi të madhe për përmirësimin e kushteve të jetesës, duke kontribuar në kursime të mëdha financiare dhe duke pasur një ndikim pozitiv në mjedis. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për arritjen e objektivave të Kosovës për një energji më të qëndrueshme dhe efikase, dhe është një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ndër-institucional për realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet. /2LONLINE/

(foto arkiv)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.