Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, që njëherësh është edhe kandidati i kësaj Lëvizje për kryetar të komunës së Gjilanit, në garën e balotazhit me 14 nëntor, ka bërë me dije se bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin kanë vizituar kandidatët dhe qendrat e Lëvizjes në Dardanë, Viti dhe Kaçanik.
Siç ka thënë ai, Anamorava do të jetë me Vetëvendosjen dhe se garën e balotazhit do ta fitojnë kandidatët e kësaj Lëvizje në komunat përkatëse, në këtë anë.
“Me Kadriun, Arsimin dhe Jetonin diskutuam për rezultatet zgjedhore dhe mësimet që nxorëm nga to, për të vulosur fitoret tona në balotazh”, ka thënë Alban Hyseni. /2LONLINE.com/