Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka rezervuar të premten dy orë, për bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime në vendlindjen e tyre, për t’i mirëpritur e bashkëbiseduar me ta.
“Kontributi juaj për vendin është gjithmonë i rëndësishëm, e në veçanti për qytetin e Gjilanit. Andaj, jam i nderuar të ju pres në një takim mikpritës në zyrën time, të premten nga ora 09:00 deri në orën 11:00, që të bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin e të ndajmë praktikat më të mira për bashkëqeverisje”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/