Sot, në ambientet e bibliotekës, krijuesi letrar Hysen Këqiku dhuroi tërë bibliotekën e tij për ta pasuruar atë të qytetit.
Hysen Këqiku që nga viti 1973 e deri më sot ka dhuruar gjithsej 4000 ekzemplarë për bibliotekën tonë.
Në emër të Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Hysen Këqikut i është ndarë një mirënjohje për kontributin e dhënë, si shenjë falënderimi për vlerat e përkrahjen që i ka dhënë bibliotekës deri më sot.
Tani, secili lexues do të ketë mundësi që në fondin e Bibliotekës “Beqir Musliu” të shoh libra me tituj të ndryshëm që ka dhuruar autori.
Dashuria për artin, dëshira për ta pasuruar mendjen e penën sot na ka mbushur bibliotekën tonë me shumë libra të rinj. /2LONLINE/