• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Rashiti (PDK): Qeverisja e Vetëvendosjes në kolaps të plotë

Redaksia 2LONLINE 25 Gusht, 2023 3 min
 Rashiti (PDK): Qeverisja e Vetëvendosjes në kolaps të plotë

Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan ka thënë se qeverisja e Vetëvendosjes është në kolaps të plotë, qytetarët e Gjilanit janë viktimë e dështimeve të pushtetit komunal dhe qendror.

“Duket e pabesueshme por është realitet i dokumentuar, ku prej mbi tre milion euro buxhet të planifikuar te drejtoria për shërbime publike për këtë vit, asnjë euro nuk është shfrytëzuar për investime kapitale, në periudhën gjashtë mujore të këtij viti”, thotë Rashiti.

Sipas tij, kjo tregon më së miri se si komuna e Gjilanit ka rënë në krizë të thellë, jo që nuk ka zhvillime dhe avancime të reja, por nuk ka as mbijetesë në mirëmbajtjen e infrastrukturës aktuale publike.

I pari i PDK-së së Gjilanit thotë se dështimi më i jashtëzakonshëm i qeverisjes së Vetëvendosjes po ndodhë në sektorin e shërbimeve publike, kjo drejtori është në kolaps të plotë. Aty asgjë nuk funksionon, ka rënë gjithçka nga sistemi.

“Përveç gjendjes së mjerueshme që shihet kahdo e kudo në qytet dhe fshatra edhe sipas raportit financiar janar-qershor 2023 i publikuar në faqen e komunës së Gjilanit, shihet se asnjë cent i buxhetit të planifikuar prej mbi tre milion euro nuk është shpenzuar për projekte të investimeve kapitale. Ndërsa për mallra dhe shërbime buxheti është shfrytëzuar vetëm 23%, e që janë edhe mbi një milion euro të pashfrytëzuara”, thotë tutje Rashiti.

Ai shtoi se kurrë nuk ka ndodhë sikur tani, që për gjashtë muaj të mos shpenzohet asnjë cent për projekte kapitale, asnjëherë gjendja më e rëndë nuk ka qenë në qytetin e Gjilanit dhe në fshatrat e komunës tonë.

Projektet që kapin vlerën e mbi 5 milion eurove të planifikuara në buxhetin e këtij viti, as nuk kanë nisur me u realizua, disa as nuk janë kontraktuar me ndonjë operator ekonomik. Për këtë gjendje alarmante, nuk ka definicion tjetër përveç kolaps total i shërbimeve publike dhe i kësaj qeverisje të dështuar komunale, njësoj e bashkë me qeverisjen qendrore. Dështimi dhe kolapsi ekonomik e ka vetëm një emër, Vetëvendosje”, thotë Rashiti i PDK-së.

Sipas tij, është lista tepër e gjatë për të i numëruar secilin projekt që po dështon, e edhe më gjatë kanë me qenë pritjet e qytetarëve të Gjilanit, për tu realizuar projektet e zotuara nga pushteti aktual. /2LONLINE/

Etiketa:Gjilan PDK politika rekomandojmë Riad Rashiti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
I pakategorizuar

I dehur në timon, gjobitet dhe i merret leja për gjashtë muaj

26 Shtator, 2023
Gjilan

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023
Gjilan

Gjilan: Bie në pranga të policisë

25 Shtator, 2023
N'rrjet

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Hidromorava me njoftim për konsumatorët e lagjes Dardania 1

25 Shtator, 2023

Gjilan: Bie në pranga të policisë

25 Shtator, 2023

Ilmi Mustafa: Gjithmonë krenar me Policinë e Kosovës

25 Shtator, 2023

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë të grupit terrorist dhe sekuestron një sasi të konsiderueshme të armatimit

25 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

25 Shtator, 2023

Organizohet dita e dhurimit vullnetar të gjakut në sistemin prokurorial

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com