Elseid Hysaj është në grupin e kandidatëve kryesorë për të fituar çmimin prestigjioz të UEFA-s ‘Lojtari i Ri më i mirë i Evropianit’. Një fakt i tillë konfirmohet nga vetë UEFA në shkrimin e saj të fundit rreth këtij trofeu simbolik, ku ai vlerësohet mes atyre që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në aktivitet.
Grupi që do të përcaktojë fituesin, në mes të të cilit spikat emri i Sir Aleks Ferguson, ai i Alen Gires si dhe i drejtorit teknik të UEFA-s, Ioan Lupesku, ka monitoruar të gjithë futbollistët e lindur pas datës 1 janar 1994.
Mes lojtarëve të talentuar që janë në garë për çmimin, Joshua Kimish ka fituar një vend titullari në krahun e djathtë të mbrojtjes së Gjermanisë. Alesandro Shopf (Austri), Erik Dier (Angli), Duda (Sllovaki) dhe Arkadius Milik (Poloni).
Mbrojtësi 22 vjeçar i Kombëtares, Elseid Hysaj, luajti 270 minuta për Shqipërinë, kurse Renato Sanches ka luajtur në tre ndeshje me Portugalinë dhe është shpallur lojtari më i mirë në dy ndeshjet e fundit.