Rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë.
Policia e Kosovës bashkë me kërkesat e vazhdueshme për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e automjeteve ka ndermarr disa aktivitete dhe fushata vetëdijësuese për respektimin e rregullave të trafikut, si: respektimi i shenjave nëpër rrugë, kufizimi i shpejtësisë, vënja e rripit të sigurisë, etj. Dhe përveq kësaj në vazhdimësi janë realizuar operacione policore në funksion të zbatimit të ligjit të trafikut që bie në fushveprimin policor, dhe:
Gjatë vitit 2018 janë shqiptuar gjithsejtë 400095 kundërvajtje në trafikun rrugor:
6485 shoferëve, ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik,
170400 kundërvajtje, për tejkalim të shpejtësisë,
1824 kundërvajtje, për mos respektim të dritës së kuqe (semaforit),
11883 kundërvajtje, për kalim të afatit të regjistrimit të mjetit, ndërsa
Inkasimi i gjobave në vitin 2018 ka qenë 8,427,711.59 €, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017.
Me gjithë këto përpjekje të Policisë së Kosovës ku përfshihet edhe rritja e numrit të ndëshkimeve (gjobave në trafik), ky vit (2019) nga Janari deri tani (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugë tona, që prap mbetet shqetësim i madh.
Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaqërishtë i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.
Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës në kuadër të fushveprimit të saj ligjor që ka do të aplikoj masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.