/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime dhe se nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, me veturën Toyota, me targa 04, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës në vendbanim humb kontrollin mbi automjetin dhe del jashtë rrugës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se, me këtë rast lëndime trupore ka pësuar vozitësi dhe një pasagjer tjetër që ishte me te si dhe shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale.
Rasti i referohet Prokurorisë Themelore. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/