Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se një vetaksident komunikacioni rrugor me pasoja fatale, që ka ndodhur në fshatin Kmetoc të Gjilanit.
“Nga hetimet e para dyshohet se vetaksidenti ka ndodhê kur vetura Golf II me tabela 06, duke qarkulluar në relacionin Gjilan-Kamenice me të arritur në hyrje të fshatit Kmetoc duke mos e përshtatë shpejtësinë automjetit, humb kontrollin mbi automjet dhe godet mbrojtëset e rrugës ne anën e djathtë të lëvizjes dhe vetura mbetet mbi mbrojtëset anësore te rrugës”, ka bërë të ditur Hashani.
Sipas tij, vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës (1954), arrin te dal nga automjeti, por gjatë tentimit të tërheqjes së veturës nga mbrojtëset e rrugës, besohet se pëson lëndime të rënda trupore. I vet aksidentuari dërgohet ne Qendrën emergjente në Gjilan nga kalimtarët e rastit ku sipas mjekut kujdestar ishte pa shenja jete.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka prezantuar në vendin e ngjarjes dhe me kërkesë të tij trupi i pajete dërgohet për obduksion ne IML-Prishtinë.
Policia e Kosovës, trafiku rajonal është duke i udhëheq hetimet rreth këtij rasti të rëndë.