“Sot, policia e Kosovës është njoftuar se një person është sjellë në Qendrën Emergjente në Gjilan i lënduar rëndë. Nga hetimet e para mësohet se derisa viktima,37 vjeç, me banim në Gjilan ishte duke punuar në një kanal, është shembur dheu dhe si pasojë ai ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjilan ku edhe përkundër ndihmës që kanë tentuar t’i japin mjekët, ata vetëm kanë mundur të konstatojnë vdekjen e tij”.
Këtë e ka bërë të ditur, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, sipas të cilit, policia e Kosovës, njësitet përkatëse dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe në bazë të rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti dhe deklaratave të dëshmitarëve okularë, dhe familjarëve të viktimës, qartë është vërejtë se rasti ka qenë aksidental, për çka edhe nga ana e prokurorit të shtetit është cilësuar “Vdekje aksidentale”.
Rasti është duke u hetuar.