Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë i moshës 6-vjeçare ka vdekur në Verbicë e Kmetocit të Gjilanit. Sipas njoftimit të policisë, fëmija ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit
Njoftimi i plotë i policisë:
Me 04 gusht 2021 rreth orës 11:11, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në fshatin Verbicë e Kmetovcit komuna Gjilan është lënduar një fëmijë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësiti patrollues me udhëheqësin e ndërrimit. Nga hetimet e para dyshohet se dyert e metalit të oborrit të shtëpisë ishin rrëzuar aksidentalisht dhe kishin lënduar një fëmijë të moshës gjashtë vjeç, të lënduarit fillimisht i është ofruar ndihma e parë në një spital privat. Sipas raporteve të mjekut gjendja e viktimës ishte e rëndë dhe se i njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK, në Prishtinë për tretman të mëtejmë.
Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve si pasoj e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit, nga QKUK na kanë njoftuar se fëmija ka vdekur.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i Krimeve të rënda si dhe inspektori i punës.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan në koordinim me prokurorinë e shtetit.