Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se edhe një qytetar i kësaj komune ka vdekur nga COVID-19.
Ky është postimi I plotë:
Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostikuar me #COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus. Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje.
Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht në respektimin e udhëzimeve. #Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë sepse vetëm kujdesi i secilit prej jush, përbën kontribut të jashtëzakonshëm në parandalimin e shpërndarjes së virusit.
Ngushëllime të sinqerta familjes!
***
Përndrysh, numri total deri më tani i të infektuarve në Komunën e Kamenicës është 97, ku nga ta 65 janë shëruar plotësisht, 28 raste janë aktive dhe katër persona kanë humbur jetën.
Mbani distancë, përdorni maska dhe pastroni duart shpesh.
Kujdesu për vetën dhe të tjerët!