Gjilani njihet si qytet me njerëz human që ndihmojnë ata që kanë nevojë, e në veçanti një humanizëm i tillë vije në shprehje edhe te të rinjtë e Gjilanit. Po ashtu iniciativa të ndryshme bamirëse ndihmohen edhe nga bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme.
Këto ditë, një iniciativë për t’i dal në ndihmë familjeve në nevojë, në këtë kohë pandemie, u mor edhe nga i riu gjilanas Gent Daku, i cili ftoi shoqërinë e tij për të kontribuar së bashku dhe për t’iu dal në ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë në këtë kohë pandemie, por edhe të Ramazanit, e sidomos tani që jemi në prag edhe të festës së Bajramit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Thirrjes së tij iu përgjigjën pozitivisht shokët e tij edhe atë jo vetëm nga Gjilani, por edhe ata që jetojnë jashtë vendit dhe shumë shpejtë aksioni i tillë human rezultoi i suksesshëm.
Vetëm për pak ditë, Genti me shokë, fal vullnetit te mirë, arrijnë të grumbullojnë mjete dhe me to të bëjnë gati dhe më pas edhe t’i shpërndajnë 28 pako me përmbajtje ushqimore dhe higjienike, ku secila prej tyre kishte vlerën e 50 eurove, transmeton 2LONLINE.com.
Genti dhe shokët e tij janë shprehur të lumtur që sadopak me ndihmën e tyre kthyen buzëqeshjen në ato familje që patën nevojë për tu ndihmuar në këtë kohë.
Përndryshe, iniciativa të tilla të mira si kjo e këtyre të rinjve udhëhequr nga Genti, ka pasur edhe në të kaluarën e do të ketë edhe në të ardhmen në Gjilan, sepse ky është qytet i të rinjve humanist, transmeton 2LONLINE.com.