Organizata Human Appeal International (HAI) ka mbështetur sot 100 jetimë të Komunës së Vitisë. Ndihmat përfshijnë artikuj ushqimorë dhe higjienikë ai dhe nga 25 kg miell për secilën nga 40 familjet që kanë jetimë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka falënderuar donatorin për këtê solidaritet të treguar në këtë kohë kur nevojat janë të vazhdueshme, pasi komuna akoma është e izoluar.
Përfaqësuesit e organizatës Human Apeal International kanë premtuar se ditëve në vijim, do të vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë Vitisë edhe për familje të tjera që kanë nevojë.