Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar një njohje të re nga një vend evropian. Duke folur për emisionin Debat të RTK-së, Hoxhaj ka thënë se nga pesë vendet e BE-së, njëri prej këtyre vendeve në gjysmën e dytë të këtij viti do ta marr vendimin për njohje.
Ministri Hoxhaj, tha se Kosova ka aplikuar tashmë për pranim në disa organizata të rëndësishme botërore, por nuk ka dashur të tregonte emrat, pasi Serbia do të mobilizohej menjëherë të pengonte anëtarësimin e Kosovës.