Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të domosdoshëm vendimin për shkarkimin e ministrit serb të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, i cili ka fyer viktimat e masakrës së Reçakut.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta këtë një iniciativë ligjore përmes së cilës nuk mund të mohohet gjenocidi që ka kryer Serbia në Kosovë.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka thënë se fyerja e viktimave të luftës 1998-1999 duhet të ndalohet me ligj si vepër penale….
BURIMI: Epoka e re