“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në konferencën e Berlinit, pa fusnotë , është një etapë e re për vendin”, ka thënë Ministri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj.
Ai gjatë një interviste për “Radio Dukagjinin”, ka vlerësuar se kancelarja gjermane Angela Merkel, me konferencën e Berlinit ka treguar se Gjermania mbetet adresë e fort e Kosovës për në BE.
“Padyshim ftesa që Kosova të jetë pjesëmarrëse dhe me trajtim të barabartë me të gjitha atributet shtetërore dhe pa përdorim të fusnotës, tregon për atë se Berlini mbetet një adresë e fuqishme politike e Kosovës drejt rrugës Evropiane dhe një mbështetës i madhe i shtetësisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi ka pasur mundësi që në konferencë të prezantoi të arriturat sa i përket dialogut me Serbinë, pastaj të ketë takime edhe me kancelaren Merkel”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj i cili do të raportoj sot në seancën e rregullt të Këshillit të Sigurimit ka bërë të ditur se Kosova në OKB do të kërkoj njohje nga ato shtete të cilat deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Ndërsa në muajin shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-se, sipas tij do të përqendrohen tek shtetet që për shkak të procedurave të brendshme po e vonojnë vendimin për njohjen e pavarësisë