Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me stafin e tij, priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Byros Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.
Me këtë rast, Mazreku i uroi Hoxhës zgjedhjen në pozitën drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe gjatë zhvillimit të takimit u diskutuan edhe çështje relevante për të dy palët.
Të dy drejtorët shprehën vullnetin dhe konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit reciprok në arritjen e objektivave të rëndësishme. /2LONLINE/