DYLON

Kryesuesi Maloku priti në takim përfaqësueset e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe

Kryesuesi Maloku priti në takim përfaqësueset e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, priti në takim lamtumirës udhëheqësen e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe, Jennifer Blakeney dhe pasuesen e saj në këtë detyrë, Margaret Belof.

Paraprakisht, Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, falënderoi udhëheqësen e deritashme të Sektorit të Sundimit të Ligjit në Ambasadën e Britanisë së Madhe, Jennifer Blakeney, për punën  dhe angazhimin e saj të pakursyer lidhur me fuqizimin e sistemit prokurorial, duke shprehur, gjithashtu, edhe përkushtimin e tij për bashkëpunim e ngushtë me udhëheqësen e re të këtij sektori, Margaret Belof, në mënyrë që të avancohen proceset që janë në funksion të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për reformat në sistemin prokurorial të Kosovës dhe mënyrat e ofrimit të mbështetjes së nevojshme në proceset që kanë për qëllim tejkalimin i vështirësive dhe sfidave në sistemin prokurorial.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.