Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka treguar se Qeveria e Kosovës do ta shqyrtojë ndërmarrjen e masave tjera parandaluese në institucione arsimore kundër COVID 19.
Hoti ka bërë me dije se në koordinim me Ministren e Arsimit, po shqyrtojnë nëse duhet ndërmarrë masa tjera parandaluese në institucione arsimore kundër COVID 19.
“Çdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore. Në mbledhje të Qeverisë do të diskutojmë për këtë çështje dhe do të ndërmarrim masat e nevojshme”, ka thënë Hoti.