Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar në profilin e tij se operacioni i mbrëmshëm në Karaçevë është dëshmi se institucionet e sigurisë janë të afta të garantojnë rend dhe ligj. Sipas tij, ky është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë.
***
Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.
U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat.
Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë.