Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë sot në Gjilan se Kosova nuk mund të lihet në duar të atyre që kanë probleme me personalitet.
“Nuk mund ta lëmë Kosovën në duart e atyre që kanë probleme me personalitet. Kosova nga 11 qershori do të jetë në duart e pastra të rinisë kosovare, të burrave dhe grave të bashkuar në koalicioni e fitores LDK-AKR-Alternativa”, ka thënë Hoti.
Kandidati i këtij koalicioni Avdullah Hoti përgjatë një bashkëbisedim me të rinjtë e Gjilanit ka thënë se përkrahja e gjilanasve e fuqizon fitoren e këtij koalicioni.
“Përkrahja nga gjilanasit dhe kryetari i tyre, z. Lutfi Haziri, e fuqizon fitoren tonë”, ka thënë Hoti