Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një postimi ka rikujtuar, siç shkruan, se ka hyrë në fuqi marrëveshja Kosovë-ShBA për nxitje të Investimeve.
Sipas tij, Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me ShBA-të.
Postimi i plotë:
Rikujtim: Marrëveshja e Nxitjes së Investimeve Kosovë – SHBA, e nënshkruar më 31.12.2020, ka hyrë në fuqi.
Faleminderit SHBA që po na dëshmon miqësinë speciale me Kosovën.
Fakte, fakte: Kosova është e vetmja në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me SHBA-në.
Të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj.
- Zoti e bekoftë SHBA-në.
- Zoti e bekoftë Kosovë.