Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka qëndruar në fshatin Miresh, ku ka bërë homazhe te Parku i Dëshmorëve, për t’i përkujtuar dy dëshmorët e kombit; Mulla Nusret Hajdarin dhe Mehmetali Behlulin.
Kryetari Veseli së bashku me familjarët e dëshmorëve kanë përkujtuar sakrificën e të rënëve për liri dhe gjithashtu ka theksuar se pikërisht gjaku i tyre bëri që ne sot të jetojmë të lirë dhe të pavarur.
Lavdi jetës dhe veprës së Mulla Nusret Hajdarit dhe Mehmetali Behlulit.
Lavdi të gjithë dëshmorëve që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës.