Në ditëlindjen e Legjendës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri dhe në prag të turneut përkujtimor kushtuar atij, sot, janë bërë homazhe tek varri i tij nga krerët e FFK-së, familjarët, ish-bashkëlojtarët, shokët e miqtë e shumtë, tifozët Dardanët, klubet e futbollit si dhe nga dashamirë dhe miq të Legjendës nga vende të ndryshme.
Të pranishëm ishin edhe Paskal Papadopulos, i cili ka qenë përkrahës i madh i ish-presidentit Vokrri në rrugëtimin drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA, si dhe vëllai i ish-mbrojtësit të Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.
Për ta nderuar atë dhe punën e tij në homazhe tek varri i tij ishin Fatmir Namani, ish-lojtar i FC Prishtinës, Adil Vokrri, vëllau i legjendës si dhe ish-lojtar i FC Prishtinës, si dhe kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja.
Fadil Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës për një dekadë, prej 16 shkurtit 2008 deri në vdekjen e tij më 9 qershor 2018