Edith Durham ndodhej në Mal të Zi gjatë tetorit të vitit 1912; kur kishte marrë fund lufta në Kosovë, atashehu ushtarak britanik e luti atë që të shkonin së bashku për të vizituar Prizrenin. Por, pushteti serb ua ndaloi udhëtimin.
Shkruan: Sami ARIFI
Siç i kujtohet asaj më vonë: “I pyta malazeztë e plagosur pse nuk më lejohet që të shkoi atje”, ndërsa ata qeshën dhe më thanë:
“Nuk kemi lënë atje asnjë shqiptarë me hundë të paprerë”! thënia e tillë e ushtarit malazez, nuk ishte e këndëshme ta dëgjonte për një oficer britanik”.
Pas do kohësh, Durham vizitoi një postë të avancuar në Shqipërinë e Veriut, ku pati rastin të shihte ushtarë osmanë të zënë robër me hundë dhe buzët e sipërme të prera.
Më 1914 një komision ndërkombëtar i hetimeve, i themeluar në fondacionin amerikanë Karnegi, publikoi hetimet e veta. Megjithse nuk pati guximin që të njoftonte numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të vrarë, raporti përfundonte se në të vërtetë ndaj shqiptarëve ishte zhvilluar një persekutim sistematik:
“Shtëpi dhe fshatëra të tëra ishin bërë hi e pluhur, ishin masakruar njerëz të pafajshëm e të paarmatosur,…,Të këtilla ishin mjetet që u përdorën dhe ende po përdorën nga ushtria serbo-malazeze, me qëllim të ndryshimit rrënjsor të strukturës etnike të rajoneve të banuara ekskluzivisht nga shqiptarët”.
Për konvertimet me dhunë në fenë ortodokse dhe therjet e klerikëve shkruan edhe gazeta “Neue Freie Presse” më 20 mars 1913. Më 7 mars në rrethin e Gjakovës, ushtarët serb u bënë bashkë me priftërinjtë fanatik ortodoksë.
Lexo edhe: Holokausti i Shqiptarëve nga Serbia (1912-1913) – (IV)
Ata lidhën afër 300 (treqind) njerëz, burra, gra dhe fëmijë, dhe duke i kërcnuar se do t’u merrnin frymën u kërkuan që të ndryshonin fenë e tyre. Midis të lidhurve me litar ishte edhe prifti Angelus Paliç.
Një prift ortodoks, duke drejtuar gishtin nga grykat e armëve që kishin vënë në shenjë robërit, iu drejtua atyre: “Ose firmosni që jeni kthyer në fenë tonë unite (ortodokse), të vërtetë, ose, ndryshe, ushtarët, këta kalorës të Zotit do t’ua sikterrosin shpirtërat në skëtërrë”:
Të lidhurit nënshkruan fletën, ku ishte shkruar që më parë deklarata e kthimit në fenë ortodokse.
Më në fund i erdhi radha At Angelusit. Ishte i vetmi person i cili qetësisht dhe plot dinjitet kish kundërshtuar braktisjen e besimit të tij me dhunë.
At Angelusi këmbënguli në këtë edhe pasi i bënë thirrje disa herë. Ai refuzoi edhe kur iu luten bashkëfshatarët e tij, të cilët tashmë ishin konvertuar me dhunë. Pastaj u shpalos sypari, i një skene që askush nuk mund ta besojë të ngjas në shekullin e XX.
Pas sinjalit që dha prifti ortodoks, ushtarët serbo-malazias iu hodhën françeskanit, i shtypën veladonin, ia hoqën nga trupi, dhe pastaj nisën ta godasin me kondakët e pushkëve. At Angelusi ra përdhe me disa brijë e kocka të thyera.
Klerikët ortodoksë i urdhëruan ushtarët që të ndërprisnin goditjet. Ata e pyetën priftin katolik të plaguar rëndë nëse ai tanimë do të vendoste për të ndrruar fenë e tij. Prifti tundi kokën përsëri dhe foli i qetë:
“Nuk e thyej besën”: At Angelusit iu vërtit një breshëri tjetër kondakësh. Një ushtar e shtypi fort bajonetën në mushkërit e priftit. Jeta e burrit fatkeq mori fund.
Këto ishin karakteristikat e serbëve dhe malazezëve, konvertimi me dhunë i myslimanëve dhe i katolikëve në fenë ortodokse.
Kjo u bë me një barbari të veçantë nga malazeztë, të cilët kishin futur në dorë rajonin e Pejës; në maj të vitit 1913, konsulli austriak në Prizren raporton se 2.000 (dy mijë ) familje myslimane në qytetin Pejë tashmë ishin konvertuar, ndërsa ata që kishin refuzuar, ose ishin torturuar, ose ishin vrarë.
E tërë popullata e Luginës së Baranit (një serë fshatrash shqiptare myslimane në juglindje të Pejës) ishin sjellë në qytet nga armata për t’u pagëzuar me dhunë, me ç’gjë çdo familjeje iu caktua edhe një kumbar ortodoks.
Kundër shqiptarëve katolikë në zonën malaziase ushtrohej një presion i veçantë: një prift katolik nga Gjakova Luigj Palaj, jo vetëm që nuk qe në gjendje t’i shpëtonte famullitarët e vet nga konvertimi me dhunë, por më pas, për shkak të refuzimit për të bërë kryq në mënyrë ortodokse, u masakrua nga ushtarët.
Nga fundi i marsit të vitit 1913, argjipeshkvi Mjeda ankohej se më se 1.200 (një mijë e dyqind) pjesëtarë të besimtarëve të tij ishin konvertuar me dhunë në ortodoksë.