/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se përderisa zyrtarët policorë kanë qenë në sigurim të ndeshjes futbollistike në fshatin Hogosht të Kamenicës, (luhej ndeshja KF Kika – KF Lepenci), në përfundim të ndeshjes ka ardhur deri te eskalimi i situata nga ana e shikuesve vendas.
Me këtë rast, zyrtarët policorë janë fokusuar në sigurimin e futbollistëve mysafirë dhe në përcjellje e sipër në dalje të fshatit Hogosht nga disa persona janë sulmuar me gurë zyrtarët policorë, me këtë rast njëri nga ta, ka mare lëndime të lehta trupore.
Nga ana e Policisë së Kosovës është arrestuar një i dyshuar, shqiptar shtetas i Kosovës, dhe me urdhër te prokurorit i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës. /2L ONLINE/