DYLON

Vetëvendosje: Shqiptarët më të diskriminuarit në Maqedoni

Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka thënë se po përcjell me vëmendje ngjarjet e fundit që po ndodhin në Maqedoni, protestat e demonstratat kundër presidentit Ivanov dhe kundër Ministrisë së Drejtësisë. Në komunikatë e Vetëvendosjes thuhet se elita maqedonase ka edhe aleatët e saj shqiptarë, me të cilët i lidhin aferat korruptive e mafioze.

“Këto protesta nisën pasi që presidenti maqedonas Georgi Ivanov shpalli me dekret presidencial faljen e të gjithëve atyre që ishin nën hetime lidhur me aferat e publikuara në përgjimet skandaloze të cilat vetëm pjesërisht janë botuar në vitin e shkuar.
Përgjimet vërtetuan botërisht se Maqedonia qeveriset prej një elite tepër të korruptuar, mafioze, e cila mbështetet fort mbi ideologjinë e diskriminimit etnik, viktimë e të cilit diskriminim janë gjerësisht shqiptarët e Maqedonisë.

EkoHigjiena

Kjo elitë maqedonase ka edhe aleatët e saj shqiptarë, me të cilët i lidhin aferat korruptive e mafioze. Edhe pse këta pushtetarë shqiptarë pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët e Maqedonisë, ky popull vazhdon të mbetet në kushte varfërie ekstreme dhe prapambetjeje në të gjitha aspektet. Diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni shihet me sy të lirë, prej Kumanovës në Likovë, prej Haraçinës në Çair e në Shkup, prej Tetovës në Gostivar e Kërçovë, e kudo që shqiptarët banojnë të getoizuar. Si zakonisht në historinë tonë, çdo pushtet antishqiptar, i ka gjetur aleatët e vet shqiptarë për ta lehtësuar sundimin e vet.

Protestat dhe demonstratat kundër veprimit të poshtër të Georgi Ivanovit, që i amnistoi ata që janë fajtorë për apartheidin e mjerimin, janë të drejta.

Është e pakuptimtë dhe njëkohësisht e papranueshme që qeveritë, e sidomos Ministritë e Jashtme të Shqipërisë e të Kosovës kanë heshtur deri më tani. Është në interesin e thellë të çdo politike shqiptare që ata që janë përfshirë në skandalet e publikuara prej përgjimeve në Maqedoni, të mbajnë përgjegjësi ligjore. Po ashtu është në interesin tonë që ato përgjime të publikohen në tërësi.

Heshtja e neutraliteti i Kosovës dhe i Shqipërisë zyrtare e ndihmon elitën antishqiptare e kriminale të Maqedonisë që ta zgjasë jetën e vet. Kjo nuk është thjesht amatorizëm në politikën e jashtme, por tregon mungesën e një doktrine diplomatike shqiptare sa i përket Maqedonisë, edhe pse aty jeton një pjesë domethënëse e bashkëkombasve tanë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.