Ish-përzgjedhësi i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfield, e sheh ndryshe situatën e yllit nga Kosova, Xherdan Shaqirit në Bayern Munih. Ai e këshillon Shaqiri që të mendojë mirë që gjatë dimrit të huazohet në ndonjë klub tjetër. “Qëndrimi i Shaqirit te Bayern nuk është diҫka pozitive për të, pasi për moshën e re që ai ka duhet të jetë pjesë e një klubi në të cilin mund të aktivizohet rregullisht. Ai ka nevojë të luajë vazhdimisht dhe në afatin kalimtar të janarit duhet të huazohet te ndonjë skuadër tjetër”, ka thënë Hitzfield për Bild. Shaqiri është prej futbollistëve më të kërkuar nga klubet e njohura, si: Atletico Madridi, Liverpooli, Juventusi etj.