Hithrat që rriten dhe nisin të lulëzojnë nga stina e pranverës e deri në vjeshtë janë shumë të dobishme për shëndetin e përgjithshëm.
Po ashtu, nëse nuk e keni ditur, hithra përdoret edhe për masazh kundër dhimbjeve reumatike, gjë që nisi të përdorej fillimisht në Greqi dhe prej atëherë, njerëzit nisin të shpërfillin djegien që vjen si pasojë e kontaktit me lëkurën.
Hithra ndihmon metabolizmin dhe nxit sekretimin e lëngjeve të tretjes. Hithra ndihmon edhe për infeksionet e traktit urinar, pastron gjakun dhe trupin nga toksinat, ndihmon me sëmundjet e veshkave, inflamacionin e fshikëzës së tëmthit dhe ulçerën e stomakut.
Por të mirat e hithrave nuk mbarojnë këtu. Hithrat ndihmojnë me problemet e ciklit menstrual, me pagjumësinë dhe sëmundjet e mushkërive. Në kombinim me bimët tjera, hithra mund të përdoret me sukses për të trajtuar leukeminë. Ndërsa njerëzit që vuajnë nga alergjitë duhet të pinë çaj të hithrës.