Marsi si nëntori i ftohtë, një dridhje që më përshkon tërë trupin janë zhurma e flatrave e korbave të zi e nga dritaret i shoh po vijnë retë e zeza po vijnë, unë i vetëm në shtëpi, i pathyeshem po pres kalimin e viruesit Civid 19. S‘ shpejti do bëhet mirë, po pres që njerëzimi të lirohet nga symptomet e virusit të mos na vrasin..!
Nga Zejnullah Jakupi
E pashë mbremë në endërr personazhin e Sigmund Freudit. Qëndrimi pozitiv ju largon nga rrethi i mbrapshtë. Një këshillë për Albin Kurtin. Bisedo me LDK-në. Nëse takohesh me ta, sidomos me Isa Mustafën paramendo se ju keni zbarkuar në një planet tjetë, takon njerëz të gjelbër: mendoni se kjo qenie është interesante, por plotësisht e pakuptueshme për ju. Bisedoni me homologun tuaj Albin, si me një qenie njerëzore.
Në këtë kohë të pandemisë, nëse i referohemi teorisë së kaosit thuhet se ajo e ka paraparë se do te ndodh fundi i botës dhe me këtë do të lind një botë tjetër dhe se vetëm besimtarët e Jehovas do ta mbijetojnë shkatërrimin e tillë. Zot ruana nga e keqja! Maksima e veprimit të Albin Kurti por edhe e D. Tramp, e R. Grenell duhet të jetë për të mirën e përgjithshme, siç do të na preferonte Imanuel Kanti. Arsyeja është një kategori imperative e cila kalon përmes vlerave kulturore dhe ngritet përtej interesave individuale. Kemi harruar se arsyeja është baza e veprimit demokratik.
Ju njerëzit e mirë, uleni së bashku dhe diskutoni, arrini një diskurs dhe nga këtu duhet të fitoj arsyeja, jo emocioni. Kanti thoshte; jemi të lumtur kur kemi diskutuar mjaft dhe kemi gjetur një zgjidhje sipas maksimës sonë kategorike për interesa globale. Rezultatet e dialogut mund të ndryshojnë, por diskutimi është i rëndësishëm, pavarësisht se çfarë zgjidhje rezultatesh do të arrini. Dhe si gjithmonë do të fiton argumenti më i mirë. Do të arrihet zgjidhja e cila do të jetë e dukshme për të gjithë, e cila është më e arsyeshme, por për fat të keq, si tani, shumica e njerëzve nuk përdorin arsyen si mjet të maksimës kategorike të veprimit.
Duhet të pushojmë ta vlerësojmë njëri-tjetrin sipas qëllimit racional. Duhet t´i thërrasim arsyesë, ta shohim njëri-tjetrin si njeri, qenie humane. Ne e dijmë se krijimi i qeverisë i duhet njerëzve. Nëse e përkthejmë në aspektin sociologjik, kjo d.m.th. se krijimi i strukturave shoqërore, sipas socilogut gjerman Nicklas Luhmann bënë të reduktohet kompleksiteti i organizimit, i orientimit. Kjo edhe e përbënë sensin e pushtetit i cili krijohet nga strukturat strukturore për t´i kontrolluar të tjerët (M. Foucault). T´i mendojmë një moment këto lojëra politike të cilat po bëhen, rrëzimi i qeverisë dhe vijmë në përfundim, se Kosova është bërë si spital psikiatrik (po mungon burgu ku njeriu politik duhet s´pari të disciplinohet përmes tij, ndëshkimeve dhe torturave verbale). Insituatat për pushtet sipas F. Nietzsches janë shtysat që e shtyjnë individin të vrapoj pas këtij opiumi. Pushteti në vetvete, sipas M. Foucault nuk është qëllim në vetvete, pushteti i prodhon subjektet dhe jo e kundërta.
Ky diskurs, siç po shihet në rastin e Kosovës, por edhe ai në politikën globale (shih pazaret e Politikës së Jashtme karshi Kosovës përmes R. Grenell) mund të konkludojmë se diskursi nuk është i arsyeshëm dhe racional, siç e kujton Jürgen Habermas, por ai është kontravers dhe jo i sinqertë pikërisht është, siç e përshkrun strukturalisti M. Foucault.
Në këtë konstelacion po del të vërtetohet se akterët politik nuk mund të bëjnë politikë jashta këtyre strukturave. Foucault me këtë rast me të drejt e hedh poshtë idenë e Kantit se arsyeja është racionale. Arsyeja është maska. Kosova pa dashje, edhe në kohën e pandimisë po shtyhet me brryla të bëhet subjekt, pjesë e diskurseve globale. Ajo po i nënshtrohet atyre, dhe vetëm pse po nënshtrohet, po bëhet subjekt.
Sjellja e jonë, edhe në politikë nuk ka mundësi të ndodh ndryshe, pos siç e përshkruan P. Bourdieu tek “Habitusi”. Për ti kuptuar këto sjellje të akterëve politik, na duhet ta trajtojmë këtë rast duke u bazuar në teorinë e Sogmund Freud-it, qoftë këtu edhe të gjithë atyre që nuk e lënë të bëjë punën qeveria në këto momente të vështira për vendin. Amerkanët, britanezët, Italianët, Gjermanët, të gjithë janë bashkë, bashkëpunues mundohen ta tejkalojnë situatën e rendë të pandemisë ndërsa në Kosovë, tentohet; kush kujt t´ja bëjë gropën.
Sigmund Freud e ka thënë se kaosi egziston brenda nesh
Tre smundjet e Freud-it janë: Nëse i përkthejmë në situatën e tanishme politike kosovare, do të thotë bota nuk është qendra e universit. Ndërsa G. Galileo do thoshte që ne jemi vetëm një copë pluhuri midis shumë të tjerëve. Pra nuk duhet të luajmë lojën e të mëdhenjve, sepse ne nuk jemi në epiqendër. Në raste kur veprimet tona tribaliste i dominojnë veprimet politike racionale duhet menduar; vallë smundja Darviniane na është ulur këmbëkryq në sensin e veprimit – sikur ne ose ata të mos ishim krijesa të Zotit por në të vërtet të ishim zhvilluar nga speciet më të ulëta, sipas teorisë së evolucion pra, nga kafshë të ulëta, me të afërmit, me majmunët. Kjo sëmundje i ka shkatërruar njerëzit nga logjika e krijimit ..!
Se në vetvete jemi të mbrapsht ka të bëjë, siç do ta thoshte S. Freudi është kjo smundja fiziologjike – janë ato gjëra të cilat e kemi brenda nesh e që nuk i kuptojmë, forca, instinkti, tribaliteti. Nisur nga ky aspekt duhet të kuptojmë engimën, pse vallë kemi aq shumë teke e të cilat as vet nuk mund t´i përshkuajmë dhe të cilat nuk janë transparente. Është intersant të thuhet se Freudi nuk ka qenë psikolog por mjek, i cili kishte një praktikë mjekësore në Vjenë, atje ai kishte filluar të përshkruaj një simptomë – histerinë, e cila prekte veçanërisht gratë e reja në klasën e mesme të lartë. Këto gra të reja por edhe burra ishin të prirur të bien në histori ose që trupat e tyre të bëhen të pakontrolluar, dhe binin në depresion edhe pse këto gra dhe burra ishin plotësisht të shëndetshëm nga ana mendore dhe fizike. Ai më pas nxori teorinë e tij nga kjo analizë. Eksperimente të tilla nuk ishin të përsëritshme në kuptimin e K. Popper-it. Ishte kjo metodë hermeneutike arti i të kuptuarit d.m.th. hulumtuesi fillon analizën nga rasti individual dhe përpiqet të kuptojë se çfarë thonë njerëzit kur flasin për vetveten.
Siç mund të shihet tek shumë individë, pra edhe tek akterët politik, ata të cilët kanë patur një fëmijëri jo të mirë edukuese dhe marrëdhënie të mira fëmijë-prindër, kanë më shumë efektive më të thekësuara instinktuale, për të cilat ata nuk janë të vetëdijshëm.
Etja për pushtet bëhet si ngacmim motorik, sikur etja për uji, uri, të cilat nuk mund t´i frenojmë. Por Freudi e thotë se këto instinkte të cilat i kanë edhe shtazët, njeriu për dallim nga të parat, i kultivon, disciplinohet përmes kulturës ose njeriu i kthehet arsyes, përmes normave, vlerave shoqërore dhe padyshim mund të thuhet se kjo është pika më e fortë e qenies njerëzore. ´Unë´ në fakt është një zonë e vogël e shpirtit, një zonë shumë e ngushtë e vetëdijshme.
Si duket fëmijëria e këtyre plangprishëve ka qenë e dështuar. Ata gjatë jetës kanë patur fatin e keq. Prindërit e mirë sjellin fëmijëri të lumtur. Ata na kanë bërë, të jemi individ të përgjegjshëm, ata na kanë plotësuar dëshirat, kanë qenë të mirë dhe me këtë na kanë çliruar dhe plotësuar dëshirat tona. Atëherë, do themi se ekziston një probabilitet i lartë që ne do të bëhemi personalitete të forta, të sjellshme dhe të afta për të punuar. Por e kundërta, siç po ndodh shpesh me peronalitetet tona politike, po shihet se ata kanë qenë fëmijë të lënduar në fëmijëri, dhe instinktet e tyre nuk u janë plotësuar, prandaj ata edhe sot, përkundër se mbi 30 vite janë në pushtet, nuk do të jenë të kënaqur, nuk kanë besim në vetveten, janë histerik, janë ashtu siç i quan Freudi ´neuroz´, vuajnë nga Frika, depresioni dhe devijime të tjera të personalitetit.
Nga këto traum, nga ky siklet Freud-i do thoshte; jeta na bëhet si ëndërrat. Vetëm duhet dalluar, se cilat janë pjesë e trubullirave e cilat reale. Ato na përcjellin edhe në gjumë, atëherë kur mendojmë se biem të pushojmë. Më së keqi kur na përzihen me ngjarjet reale. Edhe mua më ngjau, në gjumin e thellë, mu duk se më përcillte personazhi i Albert Kamys. Kur më pa, deshi të më vriste, por unë isha matan perdesë, matan malit..!