(2L ONLINE) – Më besoni se edhe unë si prind që jam dhe kam fëmijë që mësojnë në shkollat publike këtu në Gjilan e kam dëshirë të madhe që fëmijët e mi por edhe të prindërve të tjerë në të vërtetë të mësojnë në rreth dhe kushte cilësore si dhe nga mësimdhënës vërtetë të kualifikuar dhe jo të tillë që kanë zanë vend se janë “të njofshmit e dikujt”.Por ta lëmë me kaq se kësaj radhe në shqyrtim është hipokrizia, po mu hipokrizia (se më plasi e nuk e lë pa e thanë dot) e atyre që janë kompetentë për mirëmbajtjen e mbarëvajtjen e procesit mësimorë si dhe objekteve edukuese.
Po a jeni ore në veti kur dilni para dikujt ose edhe vetëm ashtu sa për të thanë diçka deklaroni se ta zamë se gjithçka qenka në rregull, puna e mirë që po u bëka për përgatitjen e kuadrove cilësore si dhe …” se gjatë këtij viti është investuar me të gjitha kapacitetet komunale në këtë sektor për të krijuar mundësi më të mira për nxënësit tanë dhe për gjeneratat e ardhshme” e këtë e thotë hiq ma shumë e as ma pak se Kryetari i komunës sonë z.Lutfi Haziri.Këtu:
https://2lonline.com/category/lajmet/article-page.php?id=10128
Unë nuk them se në këtë shtetin tonë të ri gjithçka duhet të jetë si në Zvicër,por të paktën të jenë këta politikanët “tanë” më përgjegjës dhe sigurisht pak më realistë dhe të thonë të vërtetën që ne prindërit e dimë dhe e njohim se;në ambientet e shkollave tona pihet duhani nga nxënësit me të madhe e kushedi se çka tjetër akoma, se ka shkolla ku klasat janë aq shumë të shkatërruara sa nuk ngjajnë ma në ambiente shkolle por në diçka tjetër që nuk ka të bëjë fare me shkollë dhe hajde mos të diskutojmë për kualitetin e mësimit që lë për tu dëshiruar…se fëmiu im kthehet një ditë nga shkolla e ma thotë një fjalë që e ka mësuar nga mësimdhënësi/a e tijë. Mishiqa më thotë janë këto! Fjalë që kurrën e kurrës nuk e kishte dëgjuar në shtëpi. Mësuesja na ka thanë se mishiqa janë këto më tha dhe unë tunda kryet nga çudia.
Dhe unë akoma po tundë kryet kur ndigjojë këso deklaratash të këtyre përgjegjësve,e u thënçin përgjegjës kur nuk tregojnë asnjë grimë përgjegjësie për intelektin dhe ndjenjat tona!
Po a nuk shkrova më 23.09.2014 Këtu: https://2lonline.com/category/lajmet/article-page.php?id=8470 për mjerimin në të cilin mësojnë fëmijët tanë ndërsa ministri,pardon drejtori i arsimit i z.Haziri ,Nazmi Musa fliste për fillim të mbarë shkollor dhe rregullim të ambienteve shkollore për një fillim të mirë!
Akoma që nga ajo kohë këto fotografi të një klase në shkollën “Abaz Ajeti” janë në këtë gjendje katastrofë për një shkollë normale.
Kush bëri këtu diçka? Askush s’qau kaptinën!
E këndej e kanë gojën plot suksese. Po jo mor se hipokrizi ashtë kjo!!!
/Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/