KRU “Hidromorava” Sh.A Gjilan, është në përpjekje të vazhdueshme për të luftuar keqpërdorimin e një prej aseteve më të çmuar që posedojmë – ujin.
“Ndërkohë që kemi identifikuar dhe po kryejmë veprime për të adresuar kyçjet ilegale dhe keqpërdorimin e rrjetit të ujësjellësit nga disa konsumatorë të papërgjegjshëm, dëshirojmë të shprehim një ndjenjë të thellë turpi për të gjithë këta persona që kanë zgjedhur të kyçen ilegalisht dhe të abuzojnë me këtë burim të çmuar”, thuhet në njoftimin e Hidromoravës.
Ndëshkimet për kyçjet ilegale janë të rënda, duke përfshirë ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës.
Mbrojtja e Ujit- detyrim ndaj brezave të ardhshëm, thuhet n[ njofitmi ne Hidromroav[s. /2LONLINE/