“Ekipet teknike të KRU “Hidromorava” janë në përpjekje të vazhdueshme për të trajtuar sfidën e kyqjeve ilegale të ujit, duke bërë një punë të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e KRU Hidromorava, Gjilan.
Përmes inspektimit të rregullt, Hidromorava njofton se kanë arritur të identifikojnë një numër të konsiderueshëm kyqjesh ilegale, të cilat po e dëmtojnë sistemin e ujësjellësit.
“Andaj, nuk ka justifikim për përdorimin ilegal të ujit, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha kapacitetet tona për të identifikuar dhe ndaluar kyqjet ilegale të cilat përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit”thuhet në njoftimin e KRU Hidromorava. /2LONLINE/