Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se furnizimi me ujë të pijshëm në Rrugën “Xhevat Ajvazi” është ndalur për shkak të një defekti që është shkaktuar në rrjetin e ujësjellësit.
Kjo ndërprerje është detyrueshme deri në momentin kur ekipet tona teknike do të kryejnë riparimin e defektit të identifikuar.
Ju sigurojmë që ekipet tona janë duke punuar me shpejtësi maksimale për të minimizuar kohën e ndërprerjes së furnizimit me ujë dhe për të rikthyer shërbimin normal sa më shpejt të jetë e mundur.
Faleminderit për mirekuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë situat të padëshirueshme edhe për ne.