Njoftim për konsumatorët të fshatit Pozharan të komunës së Vitisë
Të nderuar konsumator,
Me respekt dhe kujdes per shendetin dhe mireqenien tuaj, ju njoftojmë në lidhje me një situatë të papritur që ka ndodhur në rrjetin tonë të furnizimit me ujë.
Në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Pozhoran, është konstatuar një defekt teknik që do të kërkojë intervenimin e ekipit tonë teknik për ta rregulluar defektin.
Si rezultat i kësaj situate, do të kemi një nderprerje të furnizimit me ujë nga sot, ne orët e vona, deri në paraditen e nesërme, sa të përfundojë rregullimi i defektit. Ekipet tona teknike janë tashmë të angazhuara për të kryer punën e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur.
Ne e kuptojmë që kjo ndërprerje e furnizimit me ujë mund të sjellë disa të vështira dhe kështu dëshirojmë t’ju inkurajojmë të merrni masa të nevojshme për të përballuar këtë situatë.
Rekomandojmë të mbani ujë të pijshëm të magazinuar për nevoja të emergjencës dhe të merrni masa për të zvogëluar konsumin tuaj të ujit gjatë kësaj periudhe të ndërprerjes.
Gjithashtu, për çdo informacion shtesë ose pyetje, ju lutemi mos ngurroni të kontaktoni linjën tonë të ndihmës së konsumatorëve ose të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet për të marrë informacione të fundit.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe bashkëpunimin në këtë situatë të pazakontë.
KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan