Kompania Rajonale për Ujë “Hidromorava”, përmes një njoftimi ka sqaruar konsumatorët që furnizohen me ujë nga Fabrika për Përpunimin e Ujit (FPU) në Velekincë, se pse uji nga rrjeti i ujësjellësit në rubinetet e konsumatorëve, mund të vije me ngjyrë (i turbullt) kohë pas kohe, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ja njoftimi i plotë:
KRU “HIDROMORAVA” SH. A.,Gjilan
26.06.2020
NJOFTIM
Për konsumatorët që furnizohem me ujë nga Fabrika për Përpunimin e Ujit (FPU) në Velekincë
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike në FPU Velekincë, uji nga rrjeti i ujësjellësit në rubinetat e juaja, mund të vie me ngjyrë (i turbullt) kohë pas kohe.
Uji prej FPU Velekincë del i pastërt dhe i plotëson të gjitha standardet, mirëpo për shkak të defektit teknik pastaj në rrjet po merr ngjyrë.
Ekipet tona teknike janë duke punuar në eliminin e defektit në mënyrë që të rikthehet cilësia e ujit si më parë.
Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.
Me respket!
Departamenti Teknik
Kru “Hidromorava” SH.A. Gjilan
www.kru-hidromorava.com
[email protected]
Tel: 0280-326-980, Mob: 044-983-071, Kujdestaria: 044-719-713