Hapen dy puse dhe ngritët kapacitetit i prodhimit të ujit për të gjitha zonat e qytetit të Kamenicës.
KRU Hidrometrave ka bërë me dije se është bërë hapja e dy puseve në Kamenicë në lokacionin “Bashqja”. “Menjëherë pas hapjes të dy puseve kemi arritur që ta ngrisim kapacitetin e prodhimit të ujit për gjashtë(6) L/S si dhe për dy(2) deri ne tre(3) bar shtypje”, thuhet në njoftim.
Në këtë rast KRU”Hidromorava” Njësia në Kamenicë ka arritur që të krijojë stabilitet të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha zonat e qytetit të Kamenicës.
“Ky rezultat pozitiv është arritur falë angazhimit të Menaxherit të Njësisë së Kamenicës, Sherif Thaqi në bashkëpunim me Kryeshefin Ekzekutiv të Hidromoravës, Ymer Salihu si dhe fal bashkëpunimit të mirëfilltë me Komunën e Kamenicës e cila ka participuar në këtë projekt 40 mijë Euro”, thuhet në njofitm. /2LONLINE/