(2L ONLINE) – Kompania Rajonale për Ujë “Hidromorava”, në Gjilan ka kërkuar nga konsumatorët borxhlinj që ti shlyejnë obligimet që i kanë ndaj kësaj Kompanie. Ndërsa është paralajmëruar edhe nisja e aksionit për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit për ata që kanë borxhe.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit në “Hidromorava”, Abdylaziz Selmani ka thënë se me qenë se ditëve të fundit ka pasur të reshura atmosferike të mjaftueshme të cilat kanë ndikuar në rritje ne nivelit të ujit në të gjitha pikat akumuluese, fatmirësisht ka ardhur edhe gjerë te pezullimi reduktimeve të furnizimit të qytetarëve me ujë të pijes.
Por, siç thotë Selmani, inkasimi javëve të fundit ka rënë dukshëm dhe se situata financiare e Kompanisë është rënduar tepër shumë dhe se menaxhmenti i Kompanisë ka vendosur që prej datës 19 maj të fillojë me ç’kyçje individuale e kolektive për konsumatorët borxhlinj.
Selmani ka kërkuar nga klientët që ti shlyejnë obligimet që i kanë ndaj Hidromoravës sepse kështu e ndihmojnë edhe Kompaninë edhe veten e tyre>Kompania do të jetë e gatshme për t’i kryer obligimet e saj ndaj konsumatorëve me përgjegjësi dhe me lehtësi. /2l online/