Kryeshefi Ekzekutiv, Ymer Salihu, përmbyll javën e punës me një takim raportues me Menaxherët e Divizioneve, Zëdhënësen e Kompanisë dhe Koordinatoren për Raportim dhe UPF.
Pas një jave të palodhshme të punës dhe përkushtimit të stafit të ndryshme të kompanisë së ujësjellësit Hidromorava, Kryeshefi Ekzekutiv, Ymer Salihu, ka organizuar një takim raportues të fundjavës për të vlerësuar dhe raportuar mbi zhvillimet dhe arritjet e kësaj jave, thuhet në njoftimin e Kompanisë Hidromorava.
Në këtë takim, kryeshefi ekzekutiv ka pasur mundësinë të takohet me menaxherët e divizioneve kyçe të kompanisë, përfshirë Menaxherin e Divizionit për Shërbime me Konsumatorë, Granit Sylejmani, Menaxherin e Divizionit Komercial, Valon Maliqi, Menaxherin e Divizionit për Mirembajtje të Rrjetit të Ujësjellësit, Shpat Klaiqi,Menaxherin e Njësisë Operative në Kamenicë, Sherif Thaqi, si dhe Zëdhënësen e Kompanisë Rina Ahmeti Kasumi, dhe Koordinatoren për Raportim dhe UPF, Makfire Kadriu.
Në këtë takim, të gjithë menaxherët, zëdhënësja dhe koordinatorja raportuan për punën dhe zhvillimet e javës, duke përfshirë sfidat dhe sukseset që janë hasur në rrugën e punës.
Kryeshefi ekzekutiv, Ymer Salihu, përgëzoi për angazhimin dhe punën e palodhur të të gjithë stafit të kompanisë së ujësjellësit, duke shprehur krenarinë e tij për nivelin e përkushtimit dhe profesionalizmit të treguar.
Ai gjithashtu inkurajoi të gjithë të vazhdojnë me këtë intensitet të punës duke e bërë të ditur se ky nivel i përkushtimit dhe punës është një dëshmi e fuqishme e qëllimit të kompanisë për të siguruar shërbime të larta cilësore dhe për të përmbushur mirëqenien e konsumatorëve të saj të çmuar.
Përgjatë këtij takimi, u diskutuan gjithashtu planet dhe objektivat e ardhshme të kompanisë, duke përfshirë hapat për të përmirësuar edhe më tej shërbimet tona ndaj konsumatorëve dhe për të adresuar sfidat që mund të dalin përpara nesh.
Në fund të takimit, Kryeshefi Ekzekutiv inkurajoi të gjithë ekipin udhëheqës të vazhdojë në këtë udhë të përbashkët, duke besuar se vetëm përmes përkushtimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të ngushtë, kompania do të vazhdojë të rritet dhe të ofrojë shërbime të shkëlqyera për konsumatorët tanë.
Vazhdojmë të motivuar për të bërë më të mirën në të ardhmen me angazhim dhe profesionalizëm, thuhet në njoftimin e Hidromoravës. /2LONLINE/