Është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales të DigitAlb Kupës së Kosovës, derisa pritet të kemi përballje mjaft interesante.
Dueli kryesor i kësaj faze pa dyshim se do të jetë ballafaqimi ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës ’89.
Kampioni në fuqi i kësaj gare Feronikeli ka qenë me fat në këtë fazë, pasi që është shortuar me skuadrën nga Liga e Dytë, FC A&N.
Gjilani do të përballet me 2 Korrikun, ndërkohë Prishtina do të jetë mysafir i Arbërisë nga Dobraja.
Më poshtë i keni edhe çiftet e kësaj faze:
Çiftet e 1/8 së finales:
Feronikeli – A&N
Drenica – Dardana
Vitia – Dukagjini
Trepca – Vushtrria
Gjilani – 2 Korriku
Arbëria – Prishtina
Ballkani – Trepça ‘89
Liria – Ferizaj