Qytetarë të nderuar,
Tanimë po hyjmë në fazën përfundimtare të zgjedhjeve komunale dhe po ecim si i ka hije Gjilanit.
Të nderuar simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),
Kam kënaqësinë para juve t’i paraqes disa projekt- propozime si kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit.
Hevzi Xhelili, kandidat i PDK-së për Asamble Komunale
#PDK94
#4HevziXhelili
Do të jem zë i biznesit!
Do të jem zëri për krijimin e vendeve të reja të punës. duhet vullnet, e unë do të jem zë i palëkundur. Me fjalë të tjera, do të mundohem sinqerisht që të jem zëri i vërtetë në biznes, bujqësi, ndërtimtari… dhe bashkë do të gjejmë mënyra sa me kreative për punësimin tuaj…
Do të jem konkret dhe i thjeshtë. Tash është koha e fundit që ju ta keni zërin tuaj në asamblen[ komunale. Çdo ditë, brengën tuaj do ta bartë në vendin e duhur…
Do të jem zë i sinqertë i qytetarit tonë dhe do t’i ndihmojmë në përgatitjen e projekteve si dhe implementimin e tyre.
Askush më mirë se unë nuk i di hallet tuaja, ngase afër qytetarit gjilanas isha edhe para luftës.
Në idetë e mia ju mund t`i gjeni të gjitha të deshifruara mirë, aty do të shihen mirë, politikat të ndërtuara, që do të mundësojnë ngritjen serioze të prodhimeve vendore.
Në idetë e mia do t’i shihni edhe projektet rreth diasporës tonë, ku qëllimi final është që t`i thërrasim që të investojnë në vendin e tyre.
Gjatë mandatit tim 4-vjeçar, do të jem në kontakt të vazhdueshëm me qytetarë, drejtpërdrejtë, nëpërmjet internetit, tryezave dhe takimeve të ndryshme të cilat do t`i bëjmë tradicionale.
Që t`i fusim në jetë të gjitha këto ide, ju duhet të votoni numrin PDK 94 pastaj numrin 4. Vota në numrin 4, është votë për vetën tënde.
Synimet e mia janë biznesi sa me i dinjitetshëm. Jam betuar që me përkushtim permanent do të angazhohem për një jetë me dinjitet të shoqërisë sonë… krijimi dhe shtyrja e politikave moderne për involvimin e rinisë në të gjitha politikat vendimmarrëse.
#PDK94
#4HevziXhelili
e sponsorizuar