/2L ONLINE/ – Sot Nuhi Berisha ka ditëlindjen e pesëdhjetepestë! Izmi Zeka histroian, thotë se heronjtë thuhet se kanë vetëm ditëlindje. “Moshë e re, kur arriti t’i bëjë bashkë të gjithë në Kosovë pa dallim për të luftuar për shtetin e Kosovës e më gjerë. Ai bashkë me viganin popullor Rexhep Mala ia arritën ani se pushtuesi serb ua ndërpreu luftën këtyre dy bilbilenjëve. Nuhiu mbetet sinonim i djaloshit të ri çlirimtar i cili vuri themelet e bashkimit, unitetit politik e ushtarak në Kosovë e më gjerë. Ditëlindja e Nuhiut le të jetë shembull për ne se si duhet atdheu dhe se si vdiset për atdhe”, thotë Zeka. /2L ONLINE/