Në vazhdën e vizitave dhe takimeve, sot në mëngjes, deputeti Zenun Pajaziti ka qëndruar në Fabrikën e Përpunimit të Produkteve të Qumështit “KABI”, një biznes shumë i suksesshëm, me perspektivë dhe i dëshmuar në regjion të Gjilanit, në nivel vendi dhe më gjerë.
Me këtë rast, Pajaziti ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të PDK-së dhe qeverisë Thaçi për bizneset, prodhuesit në përgjithësi, e sidomos për prodhuesit e produkteve bujqësore, të cilët në politikat zhvillimore, gjatë mandatit 2014 – ’18 do të kenë rritjen më të hovshme që i ka ndodhur biznesit ndonjëherë në Kosovë.
“Këtë mandat të tretin me radhë të kryeministrit Thaçi të gjithë do ta mbajmë në mend duke u nisur nga zhvillimi i hovshëm, ndërtimi, integrimi dhe mirëqenia në përgjithësi. Nga MISIONI I RI, do të përfitojnë të gjitha bizneset ekzistuese dhe ato që do të krijohen gjatë të ardhmes. Do të përfitoni edhe ju si prodhues të produkteve të ndryshme nga qumështi. Përmes MISIONIT TË RI dhe Fondit të Punësimit do të aplikohen lehtësira të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e drejtpërdrejt në këtë sektor”, ka thënë Pajaziti, duke shtuar se fondi për bujqësi prej 500 milion eurosh, është një mbështetje e fuqishme e juaja dhe kur kësaj i shtohet edhe fondi për mbështetjen e punësimeve të reja, atëherë zhvillimi juaj do të shihet për çdo ditë e më tepër.
Ndërsa Ruzhdi Kastrati, menaxher në Fabrikën e Përpunimit të Produkteve të Qumështit “KABI”, ka konsideruar se zhvillimi ka nisur me qeverisjen Thaçi, duke hequr TVSH-në dhe duke koncentruar fonde në sektorin e bujqësisë. Falë këtyre politikave qeverisëse ne kemi rritur kapacitetet e prodhimit, pasimit në treg, por edhe rritjen e punësimeve. Programi i PDK-së dhe zotimi i kryeministrit na shtyn neve në planifikimin e shpejt dhe përgatitje për zhvillimin e hovshëm, planifikimin për rritjen e eksportit dhe zgjerimin e prodhimit, e kjo krijon hapësirën për punësime të reja.
Pajaziti gjithashtu ka vizituar edhe kompleksin turistik “Planet”, të cilët i ka informuar edhe për politikat e zhvillimit të turizmit.
E sponsorizuar/