Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim veteran të fudbollit gjilanas, të cilët e kanë uruar për mandatin e katërvjeçar dhe njëkohësisht e kanë falënderuar për mbështetjen e fuqishme që I ka dhënë sportit në përgjithësi për këto katër vjet.
Kryetari Lutfi Haziri, ka pohuar që përkundër vështirësive financiare, gjatë këtyre katër vjetëve sportistët gjilanas me përfaqësimin e tyre kanë bërë krenar të gjithë qytetarët.
Ai ka falënderuar të gjitha ekipet sportive të fudbollit që me kulturën e tyre kanë bërë që Gjilani të jetë qytet me derbin më të madh në ballkan mes ekipeve “Drita” dhe “Gjilani”, me lojtar të disiplinuar dhe me një publikë që përpos atmosferës dhe tifozëris që krijojnë në stadium, gjithmonë ngrisin entuziazmin dhe dëshirën e flaktë të qytetarëve që të jenë me vëmendjen maksimale drejtë fudbollit.
“Ekipe të shumta të fudbollit por edhe të të gjitha fushave të tjera sportive, do të jenë të mbështetura në forma të ndryshme me qëllim që Gjilani të bëhet një shkollë e fuqishme e sportit, krahas edhe epitetit të kryeqendrës kulturore mbarkombëtare që tashme prej vitesh e ka”, ka thënë kryetari Haziri, duke falënderuar të gjithë sportistët për angazhimin e tyre.
Haziri gjithashtu ka pranuar edhe fanellën me emrin e tij, number one.