Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë se personalisht mendon që kjo komunë e ka menaxhuar situatën e pandemisë më së miri jo vetëm në nivel republike, por edhe në regjion. E për zërat kritikë që vijnë, herë pas herë nga tabori opozitar, ai i quan të pabaza dhe i vlerëson me tendencë si dhe me të këqij edhe se vet COVID-i dhe ruhet prej tyre mos të infektohet, sepse siç shprehet ai, madje mundet njeriu mos me u shërue politikisht kurrë , transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Besoj se ne jemi liderë jo vetëm në nivele të republikës por edhe në regjion sa i përket mënyrës se si i kemi menaxhue emergjencat civile dhe shëndetësore. Mënyra se si e kemi organizuar solidaritetin për mbajtën e sofrës për familjet në komunën e Gjilanit, si i kemi menaxhue rastet me COVID, familjet në vetizolim, duke u ofruar shërbime, kujdesin shëndetësor dhe mirëqenien ekonomike të tyre”, ka thënë Haziri, transmeton 2LONLINE.
Ai potencoi se është ka i dëgjon kritikat të disa partive që nuk janë përfshi në ndarjen e ndihmave, por ai tha se nuk do t’ia lejojë askujt me luajt me sofrën qytetare. Janë zyrtarët e shtetit të përfshirë në ndarjen e ndihmave dhe janë zyrtarë të dikastereve tjerë të përfshirë e që i njohin mirë punët sepse i kryejnë ato me dekada. Haziri tha se prania e përfaqësuesve të partive politike në ndarjen e ndihmave ka qenë e lejueshme, Po ashtu kemi lejuar që çdo të premte të mbahen takime me shefat e grupeve politike dhe të raportohet mbi gjendjen rreth pandemisë. Është kërkuar që këshilltarët komunal të mos kenë kufizim 24 orë, ku mund të lëvizin, të punojnë me komunitet në mbledhjen e ndihmave dhe kemi disa raste të mira ku ka këshilltarë që i kanë liruar pronat e tyre pa pagesë, apo që kanë ndarë mëditjet e tyre për familjet në nevojë.
“Mendojë që përkundër krejt kësaj situate pandemie, ne kemi arritur suksesshëm të menaxhojmë situatën. Nuk qëndrojnë kritikat e opozitës e aq më pak të fantom organizatave. Ne po e shohim përmes portaleve lokale kritika, të njerëzve, edhe të atyre që rrinë te shpija dhe me rrogë të shtetit, me punësim të shtetit, me presion të tyre, kanë mbërri me bo sehire politike, duke qëndruar anash duke u bërë oportunist politikë dhe lakmitarë politik. Nuk fiton politikisht askush në kurriz të pandemive, sëmundjeve, në kurriz të rasteve sociale dhe në kurriz të vuajtjeve”, ka thënë Haziri.
Ai ka shtuar tutje se të tillët, ai i quan konsumues politik që janë në gjendje me hëngër viktima edhe me ecë nëpër viktima, për interesa politike dhe interesa të ngushta partiake. “Unë nuk i takoj kategorisë së tillë, nuk bashkëpunojë me ata njerëz dhe nuk kam qejf me nejtë shumë afër tyre sepse janë sikur COVID-19, mundesh me u infektua prej tyre keq, e madje mundet mos me u shërue politikisht kurrë”, ka thënë Lutfi Haziri, transmeton 2LONLINE.com.
Ai ka shtuar tutje se të tillët e kanë rrjep këtë shtet, e kanë gërrye këtë shtet dhe me kritika të tilla mendojnë që do të munden edhe më tutje me notua përmbi këto akuza në mënyrë që me fitua diçka për veten e tyre.
Përndryshe, Haziri ka thënë se ato premtime që janë dhënë për t’u ndihmuar bizneset, për të cilin segment ka pasur kritika, ato janë mbajtur. “Unë nuk kam premtuar asnjë lloje ndihme tjetër bizneseve përveç lirimit nga qiraja dhe pagesat e obligimeve që lidhen me tarifat komunale dhe atë e kam zbatuar qind për qind edhe atë jo vetëm për biznese por edhe për familje. Bizneset e vogla dhe të mesme dhe familjet që kanë në shfrytëzim prona komunale që të gjitha në kurriz të buxhetit komunal janë liruar deri më 31 dhjetor të këtij viti dhe ky është premtim i mbajtur”, ka thënë Haziri derisa sa ka shtuar se përfitimet nga pakot financiare janë përgjegjësi e nivelit qendror, e roli i komunës ka qenë ndërmjetësues ose lehtësues .
Ai ka bërë me dije se edhe në fushën e bujqësisë janë bërë vlerësime të dëmeve dhe madje kanë sjellë Ministrin e Bujqësisë në Gjilan për të parë nga afër dëmet dhe nevojat, dhe kanë përcjellë kërkesën për zhdëmtim që pastaj edhe kjo është çështje e nivelit qendror.
Në anën sociale, thotë Haziri kanë shpërndarë mbi 5 mijë e 100 pako ushqimore, higjienikë, pagesa për barna dhe ofruar kujdesin shëndetësor në këtë kohë pandemie dhe kjo nuk përfshinë vetëm të prekurit me COVID, por për të gjitha rastet në nevojë. Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë drejtim duke përmendur këtu donatorë të ndryshëm, por edhe ndihmën e bashkatdhetarëve tanë, transmeton 2LONLINE.com.
Haziri tha se Gjilani i ka dhënë modelin më të mirë edhe mMinistrisë së Arsimit për mësimin online gjë që është vlerësuar dhe thënë edhe nga vet ministrja e arsimit. Është mbuluar zona urbane me wireless free dhe do të vazhdohet një gjë e tillë për të ndihmuar kështu mësimin online dhe rastet sociale, thotë ai.