(2LONLINE) – Për nderë të shënimit të 15 vjetorit të vrasjes së Adem Salihut nga forcat serbe në fshatin Malishevë, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga deputetja Lirije Kajtazi, ka vizituar sot familjen e Ademit.
Kryetari Haziri është shprehur se sot është i pranishëm në famijen e Ademit për të nderuar sakrificën e tij dhe të martirëve e dëshmorëve të tjerë që u vranë në Malishevë.
“Sot e respektojmë Malishevën, dëshmorët e martirët, familjen tuaj dhe çdo familje të dëshmorëve e martirëve, të cilët dhanë bijtë e tyre më të mirë për çlirimin e vendit. Ne e bashkëndjejmë dhimbjen e familjarëve që 15 vite më parë humbën më të dashurit e tyre. Gjaku i Ademit dhe të tjerëve sot është bërë dritë”, tha Haziri.
Kreu i Gjilanit theksoi se të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve do ta kenë kujdesin e Komunës së Gjilanit në vazhdimësi.
Ndryshe, më 16 prill të vitit 1999, forcat militare e paramilitare serbe, në egzodin e zhvendosjes së banorëve të Malishëvën, kanë vrarë Adem Salihun së bashku me nipin e tij Naser Nezirin dhe disa të tjerë./2lonline/