(2LONLINE) – Lagja e “Gllamës” në Bresalc ka qenë destinacioni i sotëm i punës në terren të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij, në këtë ditë vikendi.
Kreu i Gjilanit u njoftua nga banorët e kësaj lagjeje për hallet dhe problemet e tyre, ku një pjese të kësaj lagjeje i mungon ujësjellësi.
Haziri tha se punët në qeverisjen e tij do të realizohen në tërësi për secilën lagje e fshat, ndërsa në lagjen e “Gllamës” në Bresalc realizohet ujësjellësi, që është bazik për jetë të banorëve.
“Në kuadër të punës tonë, prioritet e kemi realizimin e programit që e kemi quajtur ‘katërshja e madhe’, në të cilin përshihen: rruga, uji, kanalizimi e ndriçimi publik. Në kuadër të këtyre projekteve, do të ketë investime edhe në këtë lagje për t’ua rregulluar problemin e ujësjellësit që është bazike për jetë të dinjitetshme. Për mua, çdo fshat dhe çdo lagje është i barabartë sa u përket investimeve komunale”, është shprehur, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /2lonline/